Edhe në Kaçanik vendoset “Ora e Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së
Në Kaçanik ka nisur “Ora e Pritjes”, aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Komunën, që numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Në aktivitet morën pjesë Eliza Hoxha, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë, aktivistë dhe qytetarë.
Nga Kaçaniku u përcoll mesazhi për drejtësi, liri dhe kthimin e çlirimtarëve në atdhe. Aktivitetet vazhdojnë me Marshin për Liri, më 12 shtator në Prishtinë.