zoom

Lajme

Bllokohet Instagrami i Agron Shehajt, deputeti akuzon qeverinë për censurë

Bllokohet Instagrami i Agron Shehajt, deputeti akuzon qeverinë për censurë

Instagrami i kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është bllokuar pa paralajmërim.

Lajmi vjen nga deputeti Erald Kapri, i cili thotë se bllokimi i llogarisë është pjesë e një përpjekjeje për të kufizuar aktivitetin e opozitës dhe të protestuesve.

Kapri njofton se Shehaj po përgatit hapat ligjorë për rikthimin e faqes. Ndërkohë, sipas pretendimeve të bëra publike, gjatë së njëjtës ditë janë bllokuar edhe llogari në Instagram të disa aktivistëve të protestës.

Deputeti e ka cilësuar situatën si një precedent shqetësues për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në Shqipëri, ndërsa ka akuzuar struktura të lidhura me pushtetin për përpjekje për të goditur opozitën dhe protestën.

Postime të lidhura