zoom

Aktualitet

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Klodiana Spahiu

Pas emërimit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale.

Spahiu ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë, duke deklaruar se do të punojë për të çuar përpara angazhimet e qeverisë në këtë sektor.

Në reagimin e saj, ministrja e re ka vlerësuar gjithashtu punën e ish-ministres Evis Sala, ndërsa ka falënderuar edhe qytetarët, miqtë dhe të njohurit që e kanë uruar pas marrjes së detyrës.

Reagimi i plotë:

“Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.

Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.

Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”

Postime të lidhura