Aplikacion
“Për’puthen” po përgatitet të rikthehet në ekran me sezonin e shtatë, ndërsa produksioni ka nisur të zbulojë gradualisht disa prej ndryshimeve që do të shoqërojnë edicionin e ri.
Programi i dashurisë së Top Channel këtë herë vjen nën sloganin “Kapitull i ri”, një formulë që është përdorur në komunikimin promocional të spektaklit dhe që lë të kuptohet se publiku do të përballet me një format dhe energji të rinovuar.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me prezantimin. Heidi Baci do të jetë moderatorja e sezonit të ri, duke marrë përsipër drejtimin e programit dhe ndërveprimin me konkurrentët. Ajo zëvendëson kështu Megi Pojanin.
Në krah të saj do të jetë Erjola Doçi, e cila do të shfaqet në rolin e opinionistes dhe pritet të komentojë zhvillimet dhe historitë që do të krijohen gjatë këtij sezoni.
Një tjetër emër që tërheq vëmendjen është Drini Zeqo, i cili rikthehet në ekranin e Top Channel pas 22 vitesh.

Pjesë e strukturës së re të programit do të jetë edhe gazetari Ronaldo Sharka, i cili do të jetë autor i “Për’puthen”.
Edicioni i shtatë pritet të sjellë një grup të ri pjesëmarrësish, me personazhe dhe histori të ndryshme që do të jenë në qendër të vëmendjes së publikut./ Zoom.al