zoom

Aktualitet

Përplasja me Vasil Bedinajn, Bujar Muça arrestohet pas aksidentit gjatë ndjekjes nga Policia

Përplasja me Vasil Bedinajn, Bujar Muça arrestohet pas aksidentit gjatë ndjekjes nga Policia

Vasil Bedinaj është goditur nga disa persona që kishin shkuar në hotelin “Rexhina” në Orikum, mes të cilëve dyshohet se ndodhej edhe Bujar Muça.

Sipas të dhënave paraprake, Bedinaj dhe Muça kanë pasur konflikte të mëparshme, ndërsa motivi i tyre ende nuk është bërë i qartë. Personat kishin shkuar në hotel për të biseduar, por situata ka dalë jashtë kontrollit dhe përplasja ka përfunduar me dhunë fizike ndaj biznesmenit.

Pas incidentit, personat e përfshirë janë larguar nga hoteli. Bedinaj ka njoftuar Policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.

Gjatë largimit, automjeti në të cilin ndodhej Bujar Muça është aksidentuar në zonën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga Policia.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa Bujar Muça është arrestuar nga forcat e Policisë.

Në vijim të hetimeve pritet të zbardhet edhe shkaku i konfliktit të mëparshëm mes Bedinajt dhe Muçës, si dhe roli i personave të tjerë që ndodheshin në hotel gjatë përplasjes.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë.

Postime të lidhura