zoom

Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një banese në Vorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së shtetasit me iniciale F. Sh..

Ndërsa nga shpërthimi raportohet se ka pasur dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.