zoom

Lajme

Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie, pritet dekreti

Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana Spahiut si ministre Shëndetësie, pritet dekreti

Propozimi i Kryeministrit Edi Rama për ndryshimin në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka mbërritur në Presidencë, duke i hapur rrugë procedurës për dekretimin e ministres së re.

Sipas përcaktimeve kushtetuese, kreu i shtetit ka një afat prej 7 ditësh për të dekretuar ndryshimet e propozuara nga Kryeministri.

Klodiana Spahiu është deputete e Partisë Socialiste dhe tashmë është propozuar nga Rama për të marrë drejtimin e një prej ministrive më të rëndësishme të kabinetit qeveritar.

Emërimi i saj vjen menjëherë pas dorëheqjes së Evis Salës, e cila u largua nga posti i ministres pas rreth një viti në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë./ Zoom.al

Postime të lidhura