Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

100 ditë "Revolucioni Flamingo"

Shkruar nga Newsbomb
100 ditë "Revolucioni Flamingo"
Pamje nga protesta ne Tirane, njohur si Revolucioni i Flamingove/ © Isa Myzyraj

Data e sotme, 7 shtator 2026, përkon me ditën e 100-të të protestës qytetare në Tiranë e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”.

Prej njëqind ditësh, qindra qytetarë janë bërë bashkë në qendër të Tiranës, në Sheshin “Skënderbej”, duke vijuar me marshimin në drejtim të Kryeministrisë, aty ku ata kanë mbajtur fjalime për rreth 2-3 orë, me synim plotësimin e kërkesave të tyre, në mesin e të cilave kryeson ndryshimi i klasës politike.

“Revolucioni Flamingo” nisi më 23 maj në fshatin Zvërnec, dhe rreth një javë më vonë më 30 Maj u regjistrua dhuna e ushtruar nga një polic privat kundrejt një protestuesi, e cila u bë shkëndija që ndezi protestat në Tiranë, ku qytetarët nisën tubimet e përditshme të pandërprera çdo ditë rreth orës 18:00. Orar i cili ndryshoi gjatë ditëve të verës, dhe orari i grumbullimit u spostua për në orën 19:00.  

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese