Dita e 54-t e luftës: Pesë raketa godasin qytetin Lviv që gjendet afër kufirit me Poloninë - NACIONALE

Dita e 54-t e luftës: Pesë raketa godasin qytetin Lviv që gjendet afër kufirit me Poloninë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lufta në Ukrainë po vazhdon edhe në ditën e 54-t, ku të paktën katër shpërthime u dëgjuan në perëndim të Ukrainës, në qytetin Lviv, raporton BBC.

Shumë njerëz kanë dalë në rrugë dhe alarmi për sulm ajror u dëgjua 45 minuta para shpërthimit.

Në anën tjetër, për këtë sulm ka folur udhëheqësi i Lvivt, qytet ky afër kufrit me Poloninë, Maksym Kozytskyi i cili bëri thirrje ndaj banorëve që të qëndrojnë në strehimore.

E banorëve të qytetit tjetër, Luhanskut, u është bërë thirrje që të evakuohen mënjëherë pasi në atë rajon “java e ardhshme mund të jetë më e rëndë”.

“Kjo mund të jetë hera e fundit që ne kemi ende shans për t’iu shpëtuar”, tha kreu i administratës rajonale, Sergei Gaidai.

Ndërkohë, raportuesi i BBC-së nga Lvivi, Dan Johnson, tha se situata në Lviv ka ndryshuar plotësisht në orën e fundit.

Ai ka thënë se njerëzit atje kishin menduar se ishin relativisht të sigurt, ndërsa tani është raportuar një sulm me raketa në skaj të qytetit.

Nuk është e qartë se cilat janë objektivat e këtij sulmi, raporton BBC.

Rusia ka koncentruar forcat e saj në Luhansk e Donetsk, që bashkë përbëjnë rajonin e Donbasit.

Lajme të ngjashme