Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presdentit në Kosovës

Opinione

Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presdentit në Kosovës

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 7 shtator 2026 Në ora: 09:38
Skënder Sadri Kapiti

Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.

Janë bërë shumë propozime e diskutime politike, intelektuale ,mediatike dhe publike kombëtare dhe ndërkombëtare, janë pëpjekur për t‘a ndihmuar Kosovën që të dalë nga kjo krizë edhe personalitete të larta perendimore, aleatë të shqiptarëve por që akoma nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Pra janë konsumuar të gjitha “përpjekjet” dhe alternativat për zgjidhjen e kësaj krize në Kosovë, a thua se është kaq shumë problem dhe i një rëndësie globale.

Dhe nuk ka mbetur më asgjë tjetër sepse janë konsumuar të gjitha dhe gjithcka për t’a nxjerrë Kosovën nga ky udhëkryq krize, aq sa nga papërgjegjshëria kombëtare e politikanëve të Kosovës  dhe nga zhgënjimi e dëshpërimi që vjen prej tyre  mund të thuhet se ndoshta më e lehtë dhe më e shpejtë do te jetë zgjidhja e konflikteve në Lindjen e Mesme se sa që politika shqiptare në Kosovë t’a zgjedhë Presidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat