Le Pen ia kthen kritikat Macronit, e cilëson si presidentin më autoritar francez - NACIONALE

Le Pen ia kthen kritikat Macronit, e cilëson si presidentin më autoritar francez

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente të Francës, Marin Le Pen, të enjten i kundërshtoi kritikat e rivalit të saj dhe presidentit të tanishëm, Emmanuel Macron, i cili e akuzoi për qëndrime autoritare dhe ekstremiste.

“Kjo (kritikë) më bën të qesh, sepse kurrë nuk kemi pasur president që ka shfaqur më shumë shenja të ekstremizmit se Emmanuel Macron-i”, tha Le Pen për televizionin “France 2”, duke e përmendur veprimin e policisë kundër protestave politike, si lëvizja e jelekverdhëve.

Në këtë intervistë, kandidatja Le Pen e përsëriti qëndrimin e saj se, nëse zgjidhet presidente, mendon se do të ishte e mundshme mbajtja e një referendumi publik për rikthimin e dënimit me vdekje. Më parë, ajo ka thënë se personalisht do të votonte kundër një hapi të tillë.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë u mbajt të dielën, më 10 prill. Dy kandidatët që morën më së shumti vota, Presidenti Macron dhe Marin Le Pen, do të garojnë në balotazh më 24 prill. Macron-i e kishte mposhtur Le Pen-in në zgjedhjet e vitit 2017.

Lajme të ngjashme