Kritikë filmi: 'I Origins' na hap sytë ndaj ringjalljes dhe spiritualitetit
Historikisht, mospërputhja ideore, shpesh e shndërruar në konflikt të pakapërcyeshëm ndërmjet shkencës e religjionit, faktit dhe besimit, ka qenë një truall pjellor për trillime të mëdha kinematografie. Në këtë kontekst, filmi ‘I Origins’ e vë theksin tek fantashkenca duke i rivendosur njerëzit në ato dritaret proverbiale që zhbëjnë secilën metodë të konsideruar më parë. Përtej shkencëtarëve, filozofëve, fotografisë e çfarëdo forme tjetër deri tani sunduese, filmi ripërcakton çdo gjë që nga ekzistenca e Zotit deri tek një teori gjithëpërfshirëse të rimishërimit.
Mike Cahill, shkrimtari e regjisori i “Another Earth” dhe “I Origins”, është i magjepsur me këto pikëpamje qenësisht të kundërta, që megjithatë jo rrallë, në mënyrë finoke, kryqëzohen. Në maskën e një filmi detektiv, filmi shpalos historinë e një studenti të doktoraturës, Ian Grey, i cili së bashku me partneren e kërkimit Kenny dhe asistentin e laboratorit të vitit të parë, Karen, po hulumtonin evolucionin e syrit. Në një festë të Halloween-it, Grey takohet me Sofin, një grua e re e maskuar me sy vetëm me njolla lajthie dhe blu hiri. Aty kuptohet nënteksti i filmit se “çdo njeri i gjallë në këtë planet ka llojin e tyre të veçantë të syve” duke ritheksuar individualitetin e njeriut në universin tonë.
Sinkronizmat misterioze, si numri i përsëritur 11, e drejtojnë Grein në një billboard ku ai njeh veçantinë e Sofisë, sytë e saj universalisht unikë. Më në fund, ai takohet me ‘sytë’ e Sofisë në një tren, i cili takim shënjon fillimin e një marrëdhënieje ‘të çuditshme’ ndërmjet racionalizmit të Greit dhe spiritualitetit prej fetareje të Sofisë.
Krejt spontanisht, siç janë shpeshherë vendimet e vdektarit njeri, ata pranojnë të martohen. Përballë vendimit të tyre për martesë, qëndrojnë vendimet administrative të mërzitshme, meqë për t’u kurorëzuar u duhet të presin një ditë për një licencë. Të zhgënjyer nga një botë burokratike që të kujton absurdin kafkian, ata dalin nga zyra e gjendjes civile.
Grey merr një telefonatë të rëndësishme nga Karen. Ajo gëzueshëm i tregon Greyit se ka zbuluar një krim të verbër me një emër që shikuesit të rëndomte i duhet kohë për ta memorizuar: Eisenia Fetida. Zbulimi është epokal, sepse krimbi përmban ADN-në e nevojshme për të zhvilluar një sy. Pafundësisht i lumtur, Grey së bashku me Sofin mbërrijnë në laborator, teksa Karen largohet e Sofi është i mërzitur nga aktiviteti shkencor që bëjnë. Ndjenja e mëriztjes e Sofit është një parandjenjë, një kumt për fatkeqësitë që do të shpalosen një pas një. Grey aksidentalisht spërkat sytë me formaldehid. Pas ndihmës së parë të ofruar nga Karen për Grey, Sofi së bashku me Greyn nisen për në shtëpi. Por udha drejt shtëpisë nuk do të përfundojë kurrë për Sofin, pasi si pasojë e një aksidenti ajo vdes në ashensor.
Dhimbja e shkrimi kanë një lidhje gati organike, të natyrshme. E fatkeqësitë Greyn e shndërrojnë në shkrimtar. Ai shkruan një libër mbi evolucionin e syve, teksa është i martuar me Karen, e cila ka mbetur tashmë shtatzënë.
Kur fëmija i tyre lind, spitali bën një skanim të syve të foshnjës, Tobias-it. Rezultatet futen në bazën e të dhënave dhe programi në bazë të ngjasimit të syve, e identifikon foshnjën si Paul Edgar. Me një dyshim thellësisht dekartian, infermierja rilexon rezultatet, me mendimin se ka ndodhur një defekt duke bërë që problemi i ngjasimit të Tobiasit me Edgarin të zhbëhet.
Disa muaj më vonë, doktor Simmons e telefonon çiftin duke u rekomanduar testimin e mëtejshëm të foshnjës që përfshin fotografi në dukje të rastësishme. Pafundësia e testimit, ngrit dyshime tek Karen dhe Grey, derisa ky i fundit fillon gjurmimin e disa fotografive nga testi në Idaho dhe familjen e Paul Edgar Dairy, i cili kishte vdekur.
Kenny është tani krijuesi i bazës së të dhënave të skanimit të irisit[1] që përdoret për të ruajtur skanimin e Tobias, dhe Kenny zbulon se Dr. Simmons është në fakt një nga pesë personat me akses të plotë në bazën e të dhënave. Si një provë, ai ndihmon Greyin dhe Karen të ekzekutojnë disa foto të anëtarëve të familjes por që kishin vdekur, dhe sytë e njerëzve të ndryshëm përmes bazës së të dhënave për të parë nëse ka ndonjë konfromtim lidhur me territorin e tye. Ata marrin një goditje. Skanimi i irisit, i cili përputhet me atë të bërë në Indi ishte vetëm tre muaj më parë edhe kjo kishte ngjajshmëri me sytë e Sofisë, ndonëse kjo e fundit kishte vdekur vite më parë. Grey shkon në Indi për të gjetur subjektin e këtij skanimi, një vajzë jetime të quajtur Salomina. Me ndihmën e Priya Varma, ai kalon javë të tëra duke kërkuar e vendosur tabela. Më në fund ai gjen vajzën e vogël duke i ngulur sytë në billboard dhe nga hoteli i tij së bashku me Salominën bisedojnë me Karen përmes Skype.
Grey e Karen kryejnë një test të thjeshtë për të zbuluar nëse Salomina mund të jetë disi e lidhur me kujtimet e Sofit. Rezultatet përputhen me diapazonin e mundshëm të shansit të rastësishëm, me një rezultat suksesi 44%, që nuk është shumë shpresëdhënës. Nga 25 pyetje të shtruara nga Grey për Salominën, ajo kthen saktësisht 11 përgjigje të sakta! Dëshpërimi kaplon Greyin, që tashmë synon ta çojë Salominën në Priya.
Por kur arrijnë në ashensor, në momentin që hapen dyert, Salominën e zë paniku dhe i hidhet në krahët e tij. Ajo është e frikësuar të hyjë në ashensor, një përvojë që e la të vdekur Sofinë. Duke i ngulur sytë njëri-tjetrit me një njohje të caktuar, ata më pas ngjiten pas njëri-tjetrit, duke i rrjedhur lot në të dy fytyrat e tyre. Të dy zbresin nga shkallët në vend të përdorimit të ashensorit, me Salominën duke e kapur fort qafën e tij, derisa ata ecin nga brendësia e errët dhe të dalin në dritë. Boshllëku që la ikja e Sofisë në shpirtin e Grey zë e mbushet prapë nga Salomina. Ajo hapësira e zbrazët që dhemb nga shtegtimi për në përjetësi e tjerit të dashuruar, fillon e fashitet për Greyin.
Dashuria, besimi e rimishërimi, që janë tema të përbotshme, gërshetohen në filmin “I Origins” dhe ofrojnë një ide shumë më të këndshme për të punuar sesa fotografia juaj tipike e studios. Pyetjet që ngre në mendje filmi janë ekzistencalisht sfiduese. Po sikur të ketë numër të kufizuar shpirtrash në univers? A mund të rilindë dashuria e jetës suaj në një formë tjetër? A e vërteton apo e hedh poshtë rimishërimi ekzistencën e Zotit? A ju çmendin pyetjet abstrakte?
“I Origins” angazhohet me të gjitha këto çështje, duke e transformuar gradualisht skeptikun në besimtar, që është një hark i përsëritur në filmat e fundit të “Marling”, duke përfshirë “The East” të vitit të kaluar. Filmi na rikujton që “të harxhosh kohë dhe të punosh shumë pa gjetur asgjë, është megjithatë një progres”.
Fabula e “I Origins” u kërkon shikuesve një inteligjencë, fton për një zhytje të thellë duke kaluar pseudoshkencën si filozofi dhe një montazh pasionant si dashuri të vërtetë. Në një kthesë tjetër në titullin e saj, një histori e origjinës i lë gjërat pa një përfundim duke ofruar një shansë për vazhdime të pafundme, bash siç e kërkon audienca. Sikurse sytë që janë universalisht unikë, edhe filmin secili nga ne mund ta përfundojë në mënyrën e tij. Megjithatë mesazhi mbetet i njëjtë: Syri është vërtetë dritare drejt shpirtit.
[1] Irisi ndodhet prapa komesë, midis dhomës së parë dhe të dytë të syrit. Ka formë rrethore dhe faqja e përparme e saj dallohet qartë nëpërmjet kornesë. Irisi është i ngjyrosur. Në fakt, ngjyra e syve tanë nuk është gjë tjetër veçse ngjyra e irisit, që mund të jetë: e zezë, e kaltër, e përhime, gështenjë etj.