Lajme

Nenad Rashiq i pranishëm në seancën gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit

09/07/2026 09:49
nga:Genita C

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, po merr pjesë në seancën gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sheholli dyshohet për lidhje me shërbimin inteligjent serb BIA.

Sipas aktakuzës, prokuroria ka paraqitur si prova përgjime, komunikime telefonike, video-incizime, dokumente të sekuestruara dhe dëshmi të dëshmitarëve.