Mijëra njerëz homazhe për Ratko Mlladiç në Beograd, i konsideruar si “Kasapi i Ballkanit”
Mijëra njerëz janë mbledhur këtë mëngjes para Kishës së Shën Apostullit Luka në Beograd për t’i bërë homazhe Ratko Mlladiçit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje.
Qytetarët kanë krijuar radhë të gjata për të hyrë në kishë, ndërsa arkivoli i Mlladiçit është vendosur nën roje ushtarake, me shpatën dhe kapelën e tij ushtarake mbi të. Në ceremoni janë parë edhe persona me bluza me portretin e tij.
Homazhet e para u kryen nga familjarët dhe ish-bashkëluftëtarët, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishte edhe Aleksandar Vulin.
Shërbesa mortore pritet të nisë në mesditë, pas së cilës kortezhi do të vijojë drejt varrezave të Topçiderit, ku Mlladiçi do të varroset pranë vajzës së tij, Ana e cila vrau veten nga turpi i krimeve.
Zona përreth kishës është blinduar nga policia, ndërsa rrugët janë mbyllur për qarkullim për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.
Mlladiçi u dënua në vitin 2017 nga gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje. Ai vdiq më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare, në spitalin e burgut në Hagë.
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë
Analisti: Deputetët u larguan nga qytetarët dhe u bënë arrogantë, nuk u hapin as telefonat
Dita e 100-të e protestës, qytetarët të lidhur dorë për dore rrethojnë godinën e Kryeministrisë (VIDEO)
- 22:27 Vizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve, po vjen ndryshimi
- 22:26 “Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
- 22:16 Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
- 22:16 Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën
- 22:07 E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
- 21:54 Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë