Incident me armë zjarri në Rahovec, një i mitur humb jetën

7 Shtator 2026 | 10:14

Një i mitur raportohet se ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Rahovec, pas një incidenti me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i mituri u gjet i shtrirë në shtëpinë e tij në fshatin Bellacërkë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan më pas vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes së rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me nderimin e kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç...
22:16 | 07/09/2026

Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën

Kosova e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje formale për t’iu bashkuar listës së shkurtër të shteteve që janë zotuar të jenë pjesë e Forcës...
22:16 | 07/09/2026

PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive

Partia Demokratike e Kosovës, PDK ka vendosur të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, e cila do të mbahet të mërkurën. Kryetari i PDK-së,...
17:29 | 07/09/2026