Antoine Griezmann tërhoqi vëmendjen në ndeshjen e Orlando City ndaj San Diego FC, jo vetëm për golin që i dha fitoren skuadrës së tij me rezultatin 1-0, por edhe për një moment që u bë viral në rrjetet sociale.
Gjatë pushimit për hidratim, rreth gjysmë ore pas fillimit të takimit, sulmuesi francez tregoi se përshtatja me temperaturat dhe lagështinë e lartë të Floridës nuk është aspak e lehtë.
Griezmann, 35 vjeç, u shfaq dukshëm i lodhur nga kushtet atmosferike dhe përdori peshqirë të lagur mbi kokë dhe në qafë për të luftuar të nxehtin mbytës. Pamjet e tij gjatë kësaj pauze u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve.
Antoine Griezmann after playing 33 minutes in the Florida heat
by
u/Woodstovia in
MLS
Megjithatë, pavarësisht vështirësive fizike, francezi ishte protagonist absolut në fitoren e Orlando City-t. Ai realizoi golin vendimtar që i siguroi skuadrës së tij tri pikët përballë San Diego FC.
Griezmann u transferua tek Orlando City gjatë kësaj vere, pasi i dha fund aventurës së tij me Atlético Madridin. Që prej mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, ai ka treguar menjëherë ndikimin e tij në MLS.
Në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani, sulmuesi francez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tri asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës amerikane.
Për Griezmann-in, aventura e re në Florida po shoqërohet kështu me gola dhe paraqitje të mira, por edhe me një sfidë të re: përballjen me temperaturat dhe lagështinë e lartë që karakterizojnë futbollin në këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara.
© SYRI.net
Pas 9 muajsh jashtë! Medon Berisha rikthehet në fushë me Leccen
E pabesueshme/ Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, arrestohet në moshën 95-vjeçare
PSG drejt rekordit historik, 10 yje në garë për ‘Topin e Artë’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: