Fury sfidon sërish Usykun: Po kërkoj kundërshtar të ri për nëntorin
Tyson Fury ka hedhur dyshime mbi zhvillimin e superduelit me Anthony Joshua dhe ka sfiduar publikisht Oleksandr Usykun për një përballje në nëntor.
Në një video të publikuar në Instagram, britaniku pretendoi se Joshua po tërhiqet nga marrëveshja, duke bërë të ditur se tashmë është në kërkim të një kundërshtari tjetër, shkruan Indeksonline
“Le ta bëjmë përsëri në nëntor. Topi është në fushën tënde. A do të ndeshesh me mua këtë vit apo do të heqësh dorë?”, iu drejtua Fury kampionit ukrainas.
Usyk e ka mposhtur Furyn në dy përballjet e fundit dhe aktualisht është pjesë e ekipit stërvitor të Anthony Joshuas. Ndërkohë, ndeshja e shumëpritur Joshua-Fury mbetet e paqartë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth vendit ku do të zhvillohet meçi./Indeksonline/

