Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat, ky është vetëm fillimi

7 Shtator 2026, 11:20Bota TEMA
Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat,

Viktor Orban ka përshëndetur fitoren e Alternativës për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet në landin e Saksonisë-Anhalt, duke e cilësuar rezultatin si një “natë të madhe” për Gjermaninë dhe Evropën.

Orban përgëzon AfD-në pas fitores në Gjermani: Mbani rripat, ky është vetëm fillimi

“Një natë e madhe për Gjermaninë dhe Evropën! Urime Alice Weidel, Ulrich Sigmund dhe të gjithë AfD-së për fitoren e tyre dërrmuese në Saksoni-Anhalt! Mbani rripat. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi Orban në rrjetin social X.

AfD, parti e krahut të djathtë radikal, ka forcuar pozitat e saj në politikën gjermane, ndërsa rezultati në Saksoni-Anhalt shihet si një tjetër sinjal për rritjen e forcave populiste në vend.

Orban ka mbajtur prej vitesh marrëdhënie të afërta me figura dhe parti konservatore e populiste të krahut të djathtë në Evropë dhe më gjerë. Mes tyre është edhe AfD dhe drejtuesja e saj, Alice Weidel, e cila ka zhvilluar disa takime me Orbanin në Budapest.

Orban, i cili drejtoi Hungarinë për 16 vjet, humbi zgjedhjet parlamentare të 12 prillit përballë konservatorit Peter Magyar.

 

2 Komente

  1. A
    Aristotelis Terzisouglu

    Po ty plere sa te nxorri populli yt jashte politike me shqelma. Ca do qe ha müt ne oborrin e komshiut ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mali

      Ik mor pis, dukesh dhe ti cfare udheheqesi je, gezohesh dhe kanos me dhe per te keqen nese do jete keshtu

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje