Kryeministri ka të drejtë kur thotë se SPAK ka përdorur mediat për të goditur publikisht njerëz që ende nuk janë gjykuar. Ka të drejtë edhe kur denoncon se gjyqtarë dhe prokurorë të posaçëm mbyllen në dhoma pa praninë e palëve dhe marrin vendime që prekin lirinë, reputacionin dhe autoritetin e njerëzve, madje edhe të pushteteve të tjera që Kushtetuta i ka ndarë.
Kam bindjen se Kryeministri ka edhe konstatime të tjera, ndoshta edhe më të rënda, për mënyrën si funksionon sot shteti i së drejtës. Besoj se Ai thjesht ka zgjedhur të mos i nxjerrë të gjitha njëherësh në publik.
Por pyetja është: po pastaj?
Biem dakord me konstatimet. Ato janë serioze, madje alarmante për një shtet kushtetues. Por çfarë ndodh më pas?
Ku ndryshon Kryeministri nga gjithë turma e“flamingove” që dalin të
tufëzuara çdo ditë në ekran dhe konstatojnë, amplifikojnë problemet, por nuk ofrojnë kurrë një zgjidhje, sepse nuk kanë as përgjegjësi dhe as drejtim?
Kryeministri nuk është analist televiziv. Aq për pak flamingo pa kokë e pa përgjegjësi. Ai është zyrtari më i fuqishëm politik në Republikën e Shqipërisë. Ai lëviz mekanizmat institucionalë, propozon ligje, ndërmerr reforma, korrigjon deformime. Roli i tij nuk është të bëjë diagnozën, por të nisë trajtimin.
Padyshim që ka një kundërthënie të dukshme tashmë në deklarimet e Tij.
Për vite me radhë, Kryeministri ka mbrojtur autorësinë autentike të Reformës në Drejtësi. Ka kërkuar ta konsiderojmë suksesin e tij më të madh politik. Sot, po thotë se institucionet e kësaj reforme drejtohen nga njerëz me maska, që veprojnë fshehurazi dhe pas shpine.
Sigurisht që është kështu dhe, problemi nuk është më një devijim i vogël. Është një krizë e vetë reformës.
Për hir të së vërtetës, nuk është se këtyre institucioneve u mungojnë vetëm maskat. Shpesh u kanë munguar edhe skrupujt në raport me liritë kushtetuese. Këtë e kanë konstatuar edhe vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në raste të ndryshme. Proçesi i rregullt ligjor ka bërë hapa galopantë pas në Shqipërinë e post reformës në drejtësi.
Por, edhe sikur të mbetemi vetëm te konstatimet e Kryeministrit, ato mjaftojnë për të ngritur alarmin. Prandaj pyetja mbetet e njëjtë: çfarë ndodh në vijim?
Imagjinoni ç’u bëjnë vdekatarëve të thjeshtë, kur drejtësia ka njerëz me maska që godasin pushtetin, politikën dhe vetë Kryeministrin?!
Do të vazhdohet t’u lihet “maskave” në dorë drejtësia, ndërsa ato bëjnë kërdinë me vendime të marra larg syrit të publikut dhe larg garancive të procesit të rregullt? Apo do të kuptohet më në fund se me maska nuk ndërtohet as ligj, as drejtësi, e aq më pak një shtet që pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian? Pa proçes të rregullt ligjor nuk garantohet as drejtësi sepse çdo kriminel rrezikon të marrë pamjen e “qinjit të urtë”, ashtu sikurse çdo i pafajshëm rrezikon të damkoset si kriminel i rrezikshëm. Kjo nuk quhet drejtësi.
Ndoshta gjithçka duhet të nisë me një ndjesë publike. Me pranimin se një pjesë e drejtësisë iu dorëzua njerëzve që e ushtruan pushtetin pa transparencë dhe pa llogaridhënie.
Pastaj duhet diçka më e rëndësishme se ndjesa: një nismë e plotë për rishikimin e mekanizmave që e kanë lejuar këtë sistem të dalë jashtë kontrollit kushtetues.
Problem është sa ekzistenca e drejtësisë së posaçme, aq edhe sjellja e saj sikur është vetë ligji, mbi ligjin dhe jashtë çdo kontrolli.
Duhen zgjidhje, jo më gjetje.
Gjetjet janë bërë. Madje janë edhe më të rënda sesa ato që Kryeministri ka zgjedhur të thotë publikisht. Tani radha është e zgjidhjeve. Dhe për to, përgjegjësia është e Kryeministrit.
Ështe gucim i pa parë kurë disa hajdut, si Edi Rama dhe Yill Manjani i ilir Metës, dalin puplikisht dhe tregonë se sa pa drejtsise janë duke u bër kurë gjykohën dhe denohën disa hajdute. Spak jemi me ju kunder ketyrë horrava pa dallim partije. Hajduti bertet se po i bëhët pa drejtsise hajduti o nenë o nenë çfarë na gjeti neve me keto mbeturina otomanë...
Kush eshte me ASPAK? Ti ose nuk I njeh ata mostra, ose je njeri prej tyre.
Çfarë kanë vjedhur Rama dhe Manjani , o hajduti që bërtet ? Kush je ti , prokuror apo gjyqtar ? Ke qënë prezent ti kur Rama dhe Manjani kanë mbushur thasët me lek ? Po si mund të flasë njeriu , si ai qeni që leh me yjet e të akuzojë pa pikë turpi njërin apo tjetrin si hajdutë , pa asnjë prove e fakt ? Vëtëm një hajvan si ti mund t'a bëjë .
Nuk ka mevoje te jesh present...dhe kur vidhte Al Kapone askush nuk ishte present...gjeno pasurite. Sot po shikoja si Shalsi paska fituar 7 apartamente per 1 vit.....
Urgjentisht fillo te mesosh Abetaren!
Sikur te vinte politika me e mire boterore ne kete vend nuk do arrinte te bente asgje sepse e ka degraduar ne ate forme qe ska zot ti riparoje gabimet!As ne enderr nuk eshte imagjinuar kjo hajduteri ne shqiperi!
Duhen reforma kryeministri e ka mundesine te beje ndryshime, me pelqen analiza juaj.
Po mire o Yllivetem spak ka ky vend...po prokurori normale? Apo ti meresh me spak se ke hallin e hajduteve ministra te korruptuar e arrogante. Populli nuk ka hallin e tyre. Kerkoji te zgjidhe dhe probleme e pronave, ujit, kanalizimeve, transportit etj etj
Je shume i sakte z.Ylli, nese Rama nuk merr masa urgjente per rregullimin e kesaj gjendjeje keta njerez te drejtesise po e shkaterrojne besimin nje here e pergjithmone per drejtesin e shtetin shqiptar.
Thoni shyqyr qe eshte ky spak I dobet se te pakten nja 300 drejtues e ish drejtues do ishin brenda...Ylli e di mire kte ...
kur drejtesine e drejtojne klodiane lala e arta hoxhe dy bashkepunetoret e gjitha agjenturave kete rezultat negativ do ken. artan hoxha e klodiana lala duhen arrestuar. shifeni si po e pergorin bandat artan hoxhen her e angazhojne artanin kunder berishes tani edhe kunder rames, artan eshte i marrur peng nga spsak dumani e klodiana lala qe nderlidhe berishen me dumanin. arretimet e dumanit jane bere me urdher te berishes. berishes nuk i hyn ferra ne kembe sepse ai ka agjentet e tij ne ye gjitha bannat e i lidhur me agjenturen serbo-greke(beleri-Kurti) loja eshte e thelle. spaku eshte paguar nga berisha e dhendrri zeholle me miliona euro te te zpatoje planin e tij. pse dumduman lalahoxha nuk hetoi 21 janarin e gerdeci kane marre miliona-milona euro nga berisha. spak-u i olsi dados erion bamit e dumduman lales eshte ne varken e berishe belerite kurtit. shqiperia po ecen se pra[pthi. spak ne shqiperi e gjykata speciale ne kosove jane kunder kombit shqiptar me te njetin te drejtuar ng dum dumani qe i ka dhene fjalen berishes qe do sjelle ne pushtet veriore e do fundosi jugoret e shqiperin sic thoshte abaz kupi ne fund te luftes: prej njemije vjetesh veriu ka sunduar mbi jugun tani u ka ardhe koha atyre te sundojne mbi ne. prandaj jane vesh me qeleshe keta lekbibasit e debatikasi e kurtit. edhe komandantet e uck-se nuk lirohen kane vendose kurti berisa e beleri. argita berisha eshte agjente serbe bashke me albana vokshin e asimin voksh te gjykates kushtetuese, si u emerua asimi voksh ne gjykaten kushtetuese?!
I ka zgjidhur pra gjerat ai Kryeministri o Yllka, nuk ke sy ne balle a i ke ne prapanice? Ja, e mbrojti me kartonat ne parlament zevendes-hajduten nr-1 te Rilindjes ate Balluken kur e kerkoi Drejtesia! E ashtu pa ju skuqur a zverdhur surrati fare. Per tu bere meit me pas kur nisen protestat ne shesh.
Kujt Kryeminister? Pse kemi nje Kryeminister ne? Ne kemi paradokse, kemi njerez qe kryejne funksionin e dhe luajne rolin e por ne te vertete na mungojne figurat qe marrin pergjegjsine dhe jane realisht fuksioni qe mbulojne.
Egzakt. Pergjegjesia eshte plotesisht, dhe VETËM e Kryeministrit. Nuk na duhet nje e futur ne Europe me cmimin e pasjes te ketij sistemi drejtesie. Preferoj me.mire drejtesi e sakte dhe jashte Europes. Jepi Kryeminister se je vone. Nuk ka neser. Duhej te ishte bere dje.
Katil paska qenë i gjati. Ylli mavria plasi duke i bërë gojore e nuk ia dha që nuk ia dha një copë ministri.
Une them ta leme 45 vjet ne pushtet, se edhe xhaxhit Enver aq ju deshen, per te korigjuar gabimet e Zogut dhe per te gjetur te gjithe armiqte ne gjirin e partise. Ne gjykimin tim, shanset qe te çmendet si Enveri jane te uleta, sepse thone qe vetemjekohet rregullisht.
Hajdutet etiketojne hajdut , personat qe e ndryshuan Shqiperine .O berishist te ndyre , nuk ka me te ndyre se sa ju ,qe shkateruat gjithçka dhe tani na beni te ndershminTa dini mire se nuk keni per te ardhur me ne pushtet .Ju jeni antishqiptar . .
Po hajdutërinë dhe atashimin e saj njerëzve konkretë kush e çertifikon, apo llafet e pazarit mjaftojnë për çertifikime të tilla???!!!!
Kryeministri eshte i zene tani per tani te merret me zgjidhje konkrete, pasi eshte duke u marre me bllokime komentuesish qe shprehin shqetesime mbi problematikat e perditshme, packa se na ka filluar dhe nje nisme "Besnike". Duket qe te vetmet komente qe po lejon jane ose ato qe i ledhatojne egon, ose ata qe e shajne, dhe keta te fundit i leverdisin edhe me teper, sepse pastaj i ben meme dhe i nxjerr per te bere qaramanin sesi po e dhunojne emocionalisht dhe moralisht.