Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar U.D Presidentes, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit përkujtoi 36 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Deliu tha se kjo është hipokrizi, duke thënë se e kujton Kushtetutën e Kaçaniikut, por e mban shtetin në krizë.
“Sa hipokrizi: ta përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut, të flasësh për guximin e delegatëve dhe për themelet e Republikës, ndërsa sot ta mbash shtetin në krizë duke shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Delegatët e Kaçanikut e sfiduan Serbinë për ta themeluar Republikën; sot po sfidohet Kushtetuta vetëm për ta ruajtur pushtetin”, ka shkruar Deliu. /Gazeta Express
Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut dëshmon vullnetin e Kosovës për Republikë
TGI Fridays, rrjeti i njohur amerikan i restoranteve casual dining, ka nënshkruar një marrëveshje zhvillimi me Devolli Group për...