Ymeri: Tregtimi me rrymë “1 me 1”, me tenderë jo publikë, duhet të ndalohet një herë e mirë - Gazeta Express
string(86) "ymeri-tregtimi-me-rryme-1-me-1-me-tendere-jo-publike-duhet-te-ndalohet-nje-here-e-mire"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 11:13

Ymeri: Tregtimi me rrymë “1 me 1”, me tenderë jo publikë, duhet të ndalohet një herë e mirë

Lajme

Gazeta Express

07/09/2026 11:13

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë se 95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit

Ajo ka thënë se kjo ndodh kur ka kërkesë për llogaridhënie.

Rrjedhimisht, Ymeri ka thënë  se tregtimi i mbyllur 1 me 1 i rrymës dhe tenderët publik me negociata pa urgjentë duhet të ndalen një herë e mirë.

“95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit. 10.2 Milionë Euro. E shihni? Kur ka kërkesë për llogaridhënie dhe presion nga të gjithë, gjërat ndryshojnë. Tregtimi i mbyllur “1 me 1” i rrymës dhe tenderët jo publik e me negociata pa urgjencë duhet të ndalen një herë e mirë. Kjo as që duhet të diskutohet”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕