Lajmet e fundit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Hoffenheimit.
Asllani, i cili gjatë afatit kalimtar të verës ishte pranë transferimit te RB Leipzig, tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në përgatitje, transmeton Klankosova.tv.
Buzëqeshja tregon gjithçka. U riktheva me djemtë”, ka shkruar Asllani në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Hoffenheimi ndeshjen e radhës e zhvillon të shtunën, më 12 shtator, nga ora 15:30, ndaj Stuttgartit.