Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku një 49-vjeçare me origjinë filipineze ka ndërruar jetë një ditë pas mbërritjes në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçarja kishte mbërritur në Shqipëri më 4 shtator, por pas mbërritjes në aeroport, ajo nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në QSUT.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 49-vjeçarja ka ndërruar jetë në 5 shtator. Shkaqet dhe rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 05.09.2026, në spital ka ndërruar jetë një shtetase filipineze, 49 vjeçe, e cila më datë 04.09.2026 kishte mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, ku nuk është ndjerë mirë.
Pasi ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor pranë Aeroportit, është transportuar me autoambulancë në QSUT, për ndihmë më të specializuar. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
