Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Temperaturat deri në 34°C skuqin Shqipërinë, Instituti i Gjeoshkencave: Përveç Kukësit dhe Korçës, pritet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet e tjera

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat deri në 34°C skuqin Shqipërinë, Instituti i
Temperaturat deri në 34°C skuqin Shqipërinë

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës dhe Korçë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Korçë ( Jug). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Përsa i përket situatës meteorologjike, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 22 / 32°C, në vendet e ulëta: 18 / 34°C dhe në vendet malore: 14 / 32°C. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore, për momente deri e fortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese