Bilic tregon arsyen pse e ftoi Luka Modricin: Me të gjithçka bëhet më e lehtë!
Pavarësisht moshës, Luka Modric vazhdon të mbetet një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares së Kroacisë, me trajnerin Slaven Bilic që ka vendosur ta ftojë për ndeshjet e ardhshme në UEFA Nations League.
Bilic ka vlerësuar maksimalisht mesfushorin kroat, duke theksuar rëndësinë e tij si brenda, ashtu edhe jashtë fushës, shkruan Indeksonline
“Me të gjithçka bëhet më e lehtë. Mund ta përsëris vetëm një gjë: Luka është i rëndësishëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.”
Trajneri kroat ka insistuar se Modric vazhdon të jetë në nivel të lartë dhe se rëndësia e tij nuk lidhet vetëm me të kaluarën.
“Ai është ende lojtari më i qëndrueshëm. Mbrëmë ishte lojtari më i rëndësishëm i Milanit. Nuk po flasim për arritjet e dikurshme, ai është ai lojtar edhe tani. Sezonin e kaluar u përfshi në formacionin më të mirë të Serie A.”
Bilic shtoi se prania e Modricit e bën punën e skuadrës dukshëm më të lehtë.
“Ndihem paksa qesharak që e përsëris vazhdimisht të njëjtën gjë, por me Modricin gjithçka bëhet shumë më e lehtë. As që më ka shkuar ndër mend ta bind për diçka.”
Kroacia në vazhdim do të përballet me Çekinë, Spanjën në dy raste dhe Anglinë në kuadër të Nations League./Indeksonline/

