Një shpërthim me lëndë plasëse, është regjistruar në orët e para të mëngjesit të në Ishull-Lezhë.
Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së një shtetasi me inicialet S. Q., ku ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.














