Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

6 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje, “mbreti” i Kombëtares në garë me Raphinhan e Barcelonës! Reagon edhe klubi bardhekuq

Shkruar nga NEWSPORT
6 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje, “mbreti” i Kombëtares
Rey Manaj dhe Raphinha

Rey Manaj është kthyer në “sensacion” jo vetëm në Ligën e Parë të Turqisë, por edhe më gjerë. Sulmuesi i Shqipërisë numëron 6 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje me Sivasspor në kampionat këtë sezon të ri, Liga e Parë e Turqisë.

Në ndeshjen e mbrëshme kundër Antalyaspor, bomberi lushnjar kontriboi me 1 gol dhe 1 asist, përcaktues në fitoren 2 – 1. Nëse i referohemi shënuesve në kampionatet prestigjioze, sezoni i ri, në të njëjtën linjë është Raphinha i Barcelonës, 6 gola e 1 asist në 4 prezenca, La Liga.

Përsa i takon Manajt, ka reaguar edhe klubi i Sivasspor pas fitores së fundit, duke e identifikuar 29-vjeçarin shqiptar me kurorën e mbretit.          

Poll

Lexo gjithashtu