Është nënshkruar Marrëveshja e Participimit për pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gaza.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të Komandantit të ISF-së në Gaza, Gjeneral Major Jasper Jeffers, në prani të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe përfaqësuesit të Bordit të Paqes, ndërmjet përfaqësuesve të BoP/ISF Gaza dhe Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Nga fotografitë e publikuara shihet edhe fotografia e Vjosa Osmanit që qëndron ende e varur në zyrën e FSK-së.
Kjo përkundër që ka disa muaj që Vjosa Osmani nuk është më në zyrën e Presidences. /Gazeta Express

TGI Fridays, rrjeti i njohur amerikan i restoranteve casual dining, ka nënshkruar një marrëveshje zhvillimi me Devolli Group për...