Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrugorja e Tiranës me "dorë të hekurt" ndaj shoferëve problematikë: 13 mijë gjoba në fundjavë! Lëvizin pa rrip, me celular në dorë dhe ndalojnë "dysh" vend e pa vend

Shkruar nga Newsbomb
Rrugorja e Tiranës me "dorë të hekurt" ndaj
Rrugorja e Tiranës me "dorë të hekurt" ndaj shoferëve problematikë

Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin 24/7 të akseve lidhëse dhe me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Në fokus kanë qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 32 shtetas, 2 prej tyre tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pas konstatimit të tyre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 13 467 masa administrative, konkretisht:

- 4,998 masa për shkelje në sigurinë rrugore;

- 7,868 masa për shkelje të rregullave të ndalimit, pushimit dhe qëndrimit, shkelje që pengojnë qarkullimin dhe krijojnë kaos në trafik;

- 1,093 masa për drejtuesit e motomjeteve që nuk kanë respektuar përdorimin e kaskës mbrojtëse;

- 83 masa për automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme;

- 418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

- 309 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

- 19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

- 75 mjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.

Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese