E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti i bashkëshortëve prej 12 vjetësh merren me kultivimin e pjeshkëve

Prej më shumë se 12 vitesh, Aqif Xhakoi, 74 vjeç, dhe bashkëshortja e tij 68-vjeçare merren me kultivimin e pjeshkës ne fshatin Klos të Cërrikut. Pavarësisht moshës, ata vijojnë të punojnë çdo ditë në parcelat e tyre, pasi mungon krahu i punës dhe fëmijët i kanë jashtë vendit.

Shpenzimet janë të larta, thonë ata, ndërsa mungesa e një pike grumbullimi i detyron t’ua shesin prodhimin tregtarëve me çmime shumë të ulëta, deri në 20 lekë për kilogram.

Një pjesë e prodhimit mbetet pa u shitur dhe përfundon në tokë.

“Është për të qarë, se i kam bërë shërbimin gjithë dimrin, kemi ndenjur këtu dhe kur vjen puna, bien në tokë”, thotë 68-vjeçarja.

Fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti, veçanërisht kompensimin e naftës dhe krijimin e një pike grumbullimi, në mënyrë që prodhimi i tyre të mos përfundojë i pashitur.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video