Lajme

Përplasja Rrustemi-Behrami: Po e fsheh që gjetja e varrezave masive në Veri s’do te ishte e mundur pa ndryshimin e situatës

09/07/2026 12:44
nga:Genita C

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Artan Behrami, lidhur me debatin për gjetjen e trupave të personave të zhdukur dhe varrezave masive në veri të Kosovës.

Rrustemi ka pretenduar se zbulimi i varrezave masive në Zubin-Potok nuk do të ishte i mundur pa ndryshimin e situatës së sigurisë në veri dhe largimin e strukturave të Milan Radojçiqit.

“Deputeti i PDK-së Artan Behrami paska thënë se Policia e Kosovës zbuloi varrezat masive në Zubin Potok, por fshehë atë që nuk fshihet dot, se që të ndodhte kjo, fillimisht u dashtë me i largu strukturat e Radojçiqit nga veriu e me garantu prani të shtetit atje, të cilën e bëri të mundur Albin Kurti, pjesë të cilën ju e konsideronit dhuratë të Rankoviçit”, ka shkruar Rrustemi.

Ai ka vijuar me një skenar hipotetik se si, sipas tij, do të dukej veriu nëse nuk do të ishte Qeveria Kurti.

“Duhet ta marrim me mend se si do të ishte sot veriu po mos të ishte Qeveria Kurti”, ka shkruar ai.