Pagat e gjyqtarëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Vendimi është përfundimtar dhe i detyrueshëm
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Gjykata Kushtetuese ka reaguar këtë të hënë lidhur me diskutimet publike për pagat e magjistratëve dhe zbatimin e vendimit.
Në një deklaratë për mediat, Gjykata Kushtetuese thekson se për çështjen e pagave të magjistratëve është shprehur tashmë përmes këtij vendimi, duke përcaktuar standardin kushtetues që duhet të zbatohet nga autoritetet përgjegjëse.
Sipas Gjykatës, arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të saj dhe duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në vendim.
“Vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim”, thekson Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se respektimi dhe zbatimi i tyre është një kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues.
Gjykata e lidh zbatimin e vendimeve të saj me parimin e shtetit të së drejtës dhe sigurinë juridike, duke nënvizuar se autoritetet përgjegjëse duhet të veprojnë në përputhje me detyrimet që burojnë nga vendimi.
Në deklaratë, Gjykata ndalet edhe te mënyra e përllogaritjes dhe ekzekutimit të pagave në administrimin e saj të brendshëm.
Ajo sqaron se kjo mënyrë përllogaritjeje, e cila varet edhe nga fondet buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026, dhe as për detyrimet që vendimi sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij.
Reagimi vjen në një kohë kur çështja e pagave të magjistratëve është bërë pjesë e diskutimeve publike, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të rikthejë në vëmendje detyrimin për zbatimin e vendimit të saj.
“Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë
- 22:27 Vizita e Berishës në SHBA, Klevis Balliu: U shemb mali i shpifjeve, po vjen ndryshimi
- 22:26 “Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
- 22:16 Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiçit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
- 22:16 Kosova edhe formalisht pjesë e forcës ndërkombëtare për Gazën
- 22:07 E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia
- 21:54 Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë