75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / AR

Bejta “ndërron profesion”? Ja ku do ta shohim së shpejti

Këngëtari Bejta duket se po përgatitet për një eksperiencë të re, kësaj radhe jashtë muzikës.

Burime të Indeksonlinet pranë artistit kanë bërë të ditur se Bejta tashmë është duke përgatitur një skeç aktrimi, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe t’i prezantohet publikut.

Sipas këtyre burimeve, artisti ka vendosur të provojë veten edhe në aktrim, duke sjell një projekt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i shohim prej tij në skenën muzikore.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth skeçit, përfshirë rolin e Bejtës apo ekipin me të cilin po bashkëpunon.

A është kjo vetëm një eksperiencë e re apo Bejta po mendon seriozisht ta “ndërrojë profesionin”? Këtë do ta kuptojmë shumë shpejt, sapo skeçi të publikohet./Indeksonline/