Flash News
Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi
Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve
Dy persona me motor hapën zjarr, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë
Nga Tirana te Durrësi e Vlora, si betonizimi mbush arkat e bashkive
Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy gra përfundojnë në spital
“Shëndetësia falas” e Ramës? PD: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.3% të shpenzimeve

Partia Demokratike ka denoncuar kostot që, sipas saj, qytetarët shqiptarë përballojnë për shërbimet shëndetësore, duke iu referuar shifrës 48.3% të shpenzimeve që paguhen drejtpërdrejt nga familjet.
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu, deklaroi se kjo është përqindja më e lartë në Europë dhe, sipas tij, bie ndesh me propagandën e qeverisë për një “shëndetësi falas”.
Eskiu tha se qytetarët, pavarësisht se paguajnë taksa dhe sigurime shëndetësore, përballen sërish me pagesa të drejtpërdrejta për analiza, barna, ekzaminime dhe trajtime mjekësore.
Sipas tij, situata rëndohet edhe nga niveli i ulët i financimit publik. PD pretendon se shpenzimet shëndetësore për frymë në Shqipëri janë rreth 40% e mesatares së Bashkimit Europian, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e barrës financiare të bjerë mbi familjet.
Përfaqësuesi i PD-së ngriti shqetësimin edhe për kategoritë më të prekura nga kostot shëndetësore, veçanërisht pensionistët, pacientët me sëmundje kronike dhe familjet me të ardhura të ulëta. Sipas tij, pamundësia ekonomike i detyron disa qytetarë të marrin borxhe, të shesin pasuri apo të heqin dorë nga trajtimi.
Në deklaratën e tij, Eskiu akuzoi gjithashtu qeverinë për orientimin e fondeve të shëndetësisë drejt koncesioneve dhe kontratave që, sipas PD-së, kanë favorizuar klientë të qeverisë.
PD propozon gjithashtu një skemë të re sigurimesh shëndetësore, të bazuar sipas saj në modelin gjerman, si dhe forcimin e mjekësisë së familjes, programe të posaçme për të moshuarit dhe depistime të orientuara sipas moshës dhe faktorëve të rrezikut.
Një tjetër pikë e programit është krijimi i një fondi të posaçëm për barnat dhe pajisjet e trajtimit të sëmundjeve tumorale, me synimin që pamundësia ekonomike të mos bëhet pengesë për marrjen e mjekimit.
Sa i përket koncesioneve, PD kërkon rishikimin e atyre që i konsideron abuzive dhe rikthimin e fondeve në sistemin publik shëndetësor.
Deklarata e Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu:
Shqiptarët paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48.3 për qind të të gjitha shpenzimeve për shëndetin, përqindja më e lartë në Europë. Ky është realiteti pas propagandës 13-vjeçare të Edi Ramës për të ashtuquajturën ‘shëndetësi falas’.
Pothuajse gjysma e çdo analize, ilaçi, ekzaminimi apo trajtimi shëndetësor paguhet drejtpërdrejt nga qytetari shqiptar. Askund tjetër në Europë familjet nuk mbajnë mbi shpatulla një pjesë kaq të madhe të faturës së kujdesit shëndetësor.
Shqiptarët paguajnë taksa, paguajnë sigurime shëndetësore, por kur sëmuren, detyrohen të paguajnë përsëri nga xhepi.
Kjo nuk është shëndetësi falas, por sistemi zhvatës ku qytetarët paguajnë tri herë.
Ndërkohë, konsumi shëndetësor për frymë në Shqipëri është vetëm rreth 40 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Pra, shteti financon pak, shërbimi publik ofron pak dhe familjet detyrohen të paguajnë më shumë.
Kjo faturë godet veçanërisht pensionistët, të sëmurët kronikë dhe familjet me të ardhura të ulëta. Për mijëra shqiptarë, sëmundje do të thotë mjerim: ata marrin borxhe, shesin pasuri ose heqin dorë nga mjekimi sepse nuk mund ta përballojnë.
Në të njëjtën kohë, qindra milionë euro të buxhetit të shëndetësisë janë devijuar drejt koncesioneve dhe kontratave klienteliste. Paratë që duhet të shkonin te pacientët, barnat, mjekët dhe spitalet kanë financuar interesat e klientëve të qeverisë.
Partia Demokratike e konsideron shifrën 48.3 për qind aktakuzën më të qartë ndaj dështimit të modelit shëndetësor të Edi Ramës.
Me ardhjen, së shpejti, në krye të qeverisjes së vendit të Partisë Demokratike, do të vijë edhe përmbysja e këtij sistemi zhvatës dhe riprëtëritja e sistemit shëndetësor.
Programi ynë është i qartë dhe i palëkundur:
-dyfishimin e buxhetit të shëndetësisë, me financim të drejtpërdrejtë për barnat, diagnostikimin, spitalet dhe kujdesin parësor;
-krijimin, sipas modelit gjerman, të një skeme të re sigurimesh shëndetësore, me më shumë alternativa, konkurrencë dhe cilësi për pacientin;
-zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme, garantimin e cilësisë së tyre dhe uljen e çmimeve përmes prokurimeve transparente dhe bashkëpunimit rajonal;
-dyfishimin e pagave për mjekët dhe infermierët, për të ndalur largimin e personelit shëndetësor dhe për të rikthyer profesionistët shqiptarë;
-pajisjen e spitaleve me teknologji moderne diagnostikuese dhe mjekuese dhe përfundimin e kartelës elektronike të pacientit;
-krijimin e një fondi të posaçëm për barnat dhe aparaturat kundër kancerit, në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa mjekim për shkak të pamundësisë ekonomike;
-forcimin e mjekësisë së familjes, programe të posaçme për të moshuarit dhe depistim të orientuar sipas moshës dhe rrezikut shëndetësor;
-rishikimin e koncesioneve abuzive dhe rikthimin e parave të tyre te pacientët dhe sistemi publik.
Objektivi ynë është i matshëm: të ulim ndjeshëm pjesën që shqiptarët paguajnë sot nga xhepi dhe të garantojmë që askush të mos heqë dorë nga analizat, ilaçet apo trajtimi sepse nuk ka para.
Paratë e shëndetësisë do të ndjekin pacientin, jo koncesionarin. Ky është ndryshimi ndërmjet propagandës së ‘shëndetësisë falas’ dhe një qeverisjeje të Partisë Demokratike, që mbron qytetarin.



Të fundit
Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Zbatoni vendimin, është i detyrueshëm!
7 September 2026, 13:55
“Shëndetësia falas” e Ramës? PD: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.3% të shpenzimeve
7 September 2026, 13:52
Nafta ruse dhe “flota hije”; Çfarë fshihet pas ndalimit të cisternës “Hanuman” në Durrës
7 September 2026, 13:35
Çfarë hanin për mëngjes egjiptianët e lashtë?
7 September 2026, 13:24
"Tentuan të më vidhnin motorin”, flet shqiptari pas atentatit në Athinë
7 September 2026, 13:12
Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve
7 September 2026, 12:59
Ish-ylli i Realit: Lamine Yamal është më i mirë se Lionel Messi
7 September 2026, 12:47
Të martën nis Parlamenti, në fokus të sesionit të ri Reforma Zgjedhore dhe Territoriale
7 September 2026, 12:36
Dy persona me motor hapën zjarr, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë
7 September 2026, 12:25
Nga Tirana te Durrësi e Vlora, si betonizimi mbush arkat e bashkive
7 September 2026, 12:17
Bisedimet me SHBA-në, Zelensky hap dritën jeshile për negociatat: Duam takim trepalësh me Rusinë
7 September 2026, 12:04
100 ditë
7 September 2026, 11:35
Nga Anglia drejt Tiranës, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit
7 September 2026, 11:14
44 vatra zjarri në 24 orë, 14 ende aktive/ Ja qarqet ku vijon beteja me flakët
7 September 2026, 11:03
Beleri pas zjarrit në Himarë: Paratë shkojnë për festivale, mungojnë zjarrfikëset
7 September 2026, 10:52
Arbër Hajdari largohet nga karrigia e opinionistit në BBVA6?
7 September 2026, 10:48
Sirenat nuk pushojnë në Kiev, 76 alarme vetëm në shtatë ditë
7 September 2026, 10:29
Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Korçë, dy gra përfundojnë në spital
7 September 2026, 10:19
Shkrumbohet nga flakët gomisteria në Tresh të Lezhës
7 September 2026, 10:15
AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt, por i duhen aleatë për të qeverisur
7 September 2026, 10:05
Informacion, burime, ndikim: Gjurmët e BIA-s në Kosovë
7 September 2026, 09:56
Shqipëria mbetet në fund për shëndetësinë, paguajmë nga xhepi gati gjysmën e faturës
7 September 2026, 09:41
Ata harruan Madisonin, Amerika Jo
7 September 2026, 09:41
Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje
7 September 2026, 09:37
Shqipëria digjet/ Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit
7 September 2026, 09:25
Kthim në shkollë në stilin e kolegjit
7 September 2026, 09:01
Përplasen 5 automjete në Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari
7 September 2026, 08:56
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
7 September 2026, 08:34
Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro
7 September 2026, 08:12
Sherr mes dy personave gjatë natës në Tiranë, plagoset me thikë 26-vjeçari
7 September 2026, 07:54
Përplasen dy makina në Rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një person
7 September 2026, 07:35
Temperaturat shkojnë deri në 38 gradë, si parashikohet moti sot
7 September 2026, 07:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 September 2026, 07:01
4 faktorë që mund të përshpejtojnë plakjen
6 September 2026, 21:21
Berisha nga SHBA: Qeveria teknike, e vetmja rrugë për zgjedhje të lira
6 September 2026, 20:55
ChatGPT për adoleshentët, OpenAI forcon masat e sigurisë
6 September 2026, 20:32
Si u bë Gjermania nga një vend emigrimi në një vend imigrimi
6 September 2026, 18:34
Bad Bunny rrëmben Emmy-n e parë në karrierë me spektaklin e Super Bowl
6 September 2026, 19:51
Harta e re e botës në OKB, Serbia abstenon: Kosova paraqitet si shtet i pavarur
6 September 2026, 19:26
Berisha thirrje diasporës: Bashkohuni me protestën, rruga e rikthimit kalon nga largimi i Ramës
6 September 2026, 19:09
Berisha sulmon Ramën nga Amerika: Duhet të shembim narkoshtetin antishqiptar
6 September 2026, 18:49
Këlliçi nga New Jersey: Takimi me diasporën do të jetë historik
6 September 2026, 18:13
Berisha nga SHBA: Diaspora shqiptare është fati i bardhë i kombit
6 September 2026, 18:00
Takimi me diasporën/ Berisha pritet me ovacione në New Jersey
6 September 2026, 17:46
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
6 September 2026, 15:50
Bilanci njëvjeçar i Diellës
6 September 2026, 16:45
Infantino kërkon një tjetër mandat në krye të FIFA-s, organizata mohon tërheqjen nga gara
6 September 2026, 16:25
A ka funksionuar liria edhe për ju?/ Berisha: Në mënyrën më të fuqishme
6 September 2026, 16:07
Mediu pas takimit me diasporën në SHBA: Shqipëria ka nevojë për çdo shqiptar
6 September 2026, 15:44
Zjarr masiv në pyllin e Dërmenasit, flakët përparojnë drejt masivit me pisha
6 September 2026, 15:26
Përplasja mes biznesmenëve në Radhimë, gjykata jep masat për të arrestuarit
6 September 2026, 15:09
Arrestohet reperi i njohur shqiptar
6 September 2026, 14:57
Goditja e rrjetit të drogës në Sarandë. “Boraqi” i shpëtoi policisë për vite të tëra
6 September 2026, 14:44
Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle
6 September 2026, 14:25
Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë?
6 September 2026, 13:41
Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet
6 September 2026, 13:21
Caku i Berishës, nga 'Oqeani' te 'Hëna'
6 September 2026, 13:02
Zhupa: Me një shkrepëse, zona e mbrojtur mund të kthehet në resort sipas ligjit 21/2024
6 September 2026, 12:57
Konflikti i biznesmenëve te ‘Regina Palm’, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit
6 September 2026, 12:39
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Sarandë, 20 të arrestuar
6 September 2026, 12:15
Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?
6 September 2026, 12:01
11 vatra zjarri aktive në vend, Dajti dhe Fieri nën flakë
6 September 2026, 11:45
Bilanci njëvjeçar i Diellës
6 September 2026, 11:33
Sherr në një stacion treni në Itali, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë marokenin
6 September 2026, 11:05
Protesta masive në Kroaci, qeveria nën presion për skandalin e mbetjeve të rrezikshme
6 September 2026, 10:41
Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
6 September 2026, 10:25
Rama sfidon protestuesit: Kur të dal nga ajo zyrë, atëherë do të shpëtoni nga mua!
6 September 2026, 10:07
Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska
6 September 2026, 09:41
Ditë me diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot
6 September 2026, 08:44
Horoskopi, 6 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut
6 September 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 September 2026, 07:58
Negociatat për luftën, Zelensky pranon armëpushimin e Putin
5 September 2026, 21:54
"Radhima, vetëm maja e ajsbergut", eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat
5 September 2026, 21:25
Formula e pagave përplas drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët: Po kërkohet formula e shfuqizuar?
5 September 2026, 21:05
Këlliçi zbardh axhendën e Berishës në SHBA: Takime me kongresmenë dhe diasporën
5 September 2026, 20:18
Putin ndalon sulmet ndaj Kievit, pritet takim me të dërguarit e Trump
5 September 2026, 19:58
Në garë për politikën lokale në Kanada, vajza e Mirush Kabashit: Mbështes protestat në Shqipëri
5 September 2026, 19:33
Berisha në Amerikë/ Të dielën takimi me shqiptarët, më 9 shtator Konventa Republikane
5 September 2026, 19:13
Qeveria mban ende peng pagat e drejtësisë; Magjistratët vazhdojnë të heshtin
5 September 2026, 18:44
Deklaratat e Ramës në Itali, Berisha: Fajin nuk e ka Europa për dështimet e tij, por narkoshteti
5 September 2026, 18:02
Mirë se vini në republikën e kafenesë!
5 September 2026, 17:11
Serbia nderon Mlladiç, revoltohet eurodeputeti gjerman: Turp për Beogradin!
5 September 2026, 16:51
Kur autoriteti shtetit bëhet me rotacion
5 September 2026, 16:29
Eksplozivi i lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona
5 September 2026, 16:09
Ndihmuan banorët nga zjarri në Fier, dy efektivëve u shkrumbohen makinat
5 September 2026, 15:46
Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
5 September 2026, 15:24
Bie në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Malësi të Madhe
5 September 2026, 15:07
Zjarri në Himarë, turistja tregon momentet e frikës: Mendova se nuk do të mund të largoheshim
5 September 2026, 14:56