Kevin De Bruyne pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Napolit në përballjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Napoli të mërkurën nga ora 21:00 e pret Arsenalin në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Chamionsit.
Trajner i Napolit, Massimiliano Allegri, planifikon ndryshime në formacion pas disfatës nga Interi, ndërsa belgu pritet të jetë një prej ndryshimeve kryesore në repartin ofensiv.
35-vjeçari De Bruyne do të luajë pas sulmuesve, duke pasur më shumë liri për të krijuar raste dhe për të organizuar aksionet e Napolit.
Arsenali është kundërshtari ndaj të cilit belgu ka shënuar më së shumti gola gjatë karrierës.
Edhe
Kapiteni i Kosovës me Napolin e nisin edicionin e ri me fitore
De Bruyne ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje ndaj Arsenalit, në të gjitha garat.
Napoli do të luajë pa Scott McTominayn, i cili është i lënduar.