Makina përplaset me një furgon pasagjerësh në Selenicë, 6 persona të lënduar

7 Shtator 2026 | 14:51

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë.

Një automjet raportohet se është përplasur me një furgon pasagjerësh. Për pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë, të plagosurit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes me qytetarët dhe nismën “Prania...
22:26 | 07/09/2026

E trishtë, pas punishtes, banorit nga Levani i digjet edhe shtëpia

Vetëm tre ditë pasi humbi punishten ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, Barjam Sulejmani është përballur me një tjetër disfatë. Flakët kanë...
22:07 | 07/09/2026

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet Kikisë: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputetja socialiste Sara Mila e ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur mbi ndërhyrjet apo rolin...
21:54 | 07/09/2026