Boksieri irlandez, Thomas Carty, përfundoi në spital dhe iu nënshtrua një skaneri të trurit pas një momenti të frikshëm në duelin e zhvilluar në Dublin, në kuadër të eventit ku ndeshej edhe Katie Taylor.
Carty u rrëzua jashtë ringut që në raundin e parë, pasi gjatë një përplasjeje mori një goditje të fortë në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë e goditjes, 30-vjeçari humbi për momentin ekuilibrin dhe u përpoq të mbahej tek litarët, por ata u lëshuan duke e nxjerrë jashtë ringut.
Carty ra me kokë mbi një tavolinë pranë ringut. Mjekët ndërhynë menjëherë, i dhanë oksigjen dhe më pas e transportuan në spital për kontrolle të specializuara.
Skuadra e boksierit bëri të ditur se Carty iu nënshtrua një skaneri të trurit, i cili fatmirësisht nuk zbuloi dëmtime serioze.
“Pas vetëm një minute e 30 sekondash të raundit të parë, Thomas Carty kishte marrë dy goditje të paligjshme në pjesën e pasme të kokës. Goditja e dytë i shkaktoi një humbje të momentit të ekuilibrit. Ai u përpoq të kapej pas litarëve, por ata u lëshuan dhe Thomas përfundoi me kokë jashtë ringut, duke goditur një tavolinë”, thuhej në deklaratën e ekipit të tij.
Mjeku pranë ringut dyshoi për tronditje të trurit dhe urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të duelit. Përballja u regjistrua zyrtarisht si “no contest”.
Ndërkohë, kundërshtari i tij, Allen, reagoi i tronditur përmes kanalit të tij në YouTube. Ai pretendoi se goditja nuk ishte e qëllimshme dhe se Carty e kishte kthyer kokën në momentin e kontaktit.
“E godita pas veshit, siç bëj zakonisht, por ai e ktheu kokën dhe goditja përfundoi në pjesën e pasme të kokës. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Nuk ishte qëllimisht”, deklaroi Allen.
Fatmirësisht, Carty tashmë është kthyer në shtëpi dhe po rikuperohet, pa dëmtime serioze të konstatuara nga kontrollet mjekësore.

© SYRI.net
Pas 9 muajsh jashtë! Medon Berisha rikthehet në fushë me Leccen
E pabesueshme/ Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, arrestohet në moshën 95-vjeçare
PSG drejt rekordit historik, 10 yje në garë për ‘Topin e Artë’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: