• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një pamje ndryshe e botës/ OKB miraton rezolutën për një hartë të re

15:08 : 07/09/2026
në BOTA

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar të premten për miratimin e një harte të re të botës, e cila pasqyron madhësinë reale relative të vendeve, pasi vendet afrikane i kërkuan OKB-së të korrigjojë një padrejtësi shekullore. Rezoluta “Korrigjoni Hartën”, e propozuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Afrikan, si edhe nga Bahamasi, u miratua me 164 vota pro, 6 abstenime dhe vetëm Shtetet e Bashkuara votuan kundër.

Rezoluta synon të ofrojë një paraqitje “të barabartë” të rajoneve të globit, veçanërisht të Afrikës, duke argumentuar se shtrembërimet në hartën aktuale të botës kanë bërë që kontinenti të pësojë një “minimizim simbolik” në përfytyrimin kolektiv të njerëzve. Aktualisht, shumë prej hartave të botës bazohen në projeksionin e Mercator-it, të krijuar nga hartografi evropian Gerardus Mercator në vitin 1569.

Ai përdoret gjerësisht për navigim, pasi vijat veri-jug kanë drejtime të vërteta konstante në raport me ekuatorin. Megjithatë, shkalla është e shtrembëruar: vendet që ndodhen më larg ekuatorit paraqiten në mënyrë disproporcionale më të mëdha se ato që ndodhen më pranë tij. Për shembull, në projeksionin e Mercator-it, Groenlanda duket më e madhe se kontinenti i Amerikës së Jugut dhe paraqitet me përmasa të ngjashme me Afrikën.

Në realitet, Groenlanda është afërsisht sa Republika Demokratike e Kongos, ndërsa Afrika është 14 herë më e madhe se Groenlanda. Për këtë arsye, rezoluta propozon, si një “akt drejtësie njohëse dhe riparimi përkujtimor”, që projeksioni i Mercator-it të zëvendësohet me projeksionin Equal Earth, i cili paraqet më saktë sipërfaqet relative të rajoneve të botës.

Në projeksionin Equal Earth, i cili u prezantua në konferencën e Shoqatës së Informacionit Hartografik të Amerikës së Veriut në vitin 2018, Evropa duket më e vogël, Brazili zmadhohet ndjeshëm, ndërsa Groenlanda zvogëlohet në mënyrë dramatike. Afrika paraqitet shumë më e madhe në krahasim me rajonet e tjera.

Lexo edhe:

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB thirrje shteteve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

OKB jep alarmin: El Nino po merr përmasa gjigante

Edhe Zelanda e Re ka shprehur pakënaqësi ndaj hartës së Merkatorit. Në një reklamë turistike të vitit 2018, ku shfaqej kryeministrja e atëhershme Jacinda Ardern, bëhej shaka se “Zelanda e Re po zhduket nga hartat e botës” për shkak të pozicionit të saj në këndin e poshtëm djathtas.

Harta Equal Earth e trajton edhe këtë çështje, duke ardhur në forma të ndryshme, përfshirë një variant që vendos Oqeaninë në qendër, në vend të Greenwich-it në Londër. Greenwich-i është përdorur prej kohësh si standard për kohën botërore dhe si pikë referimi gjeografike globale. Platformat dixhitale të hartave, si Google Maps, aktualisht përdorin gjithashtu një version të projeksionit të Mercator-it./BBC

Etiketa: hartëOKBrezolute

Lajme të lidhura

BOTA

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB thirrje shteteve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

18:46 : 07/09/2026
AKTUALITET

OKB jep alarmin: El Nino po merr përmasa gjigante

12:23 : 03/09/2026
AKTUALITET

OKB: Ngrohja globale pritet të kalojë pragun 1.5 gradë vitin e ardhshëm

12:18 : 02/09/2026
BOTA

OKB kërkon rregulla për të gjitha mediat sociale pas marrëveshjes me Metën

22:36 : 27/08/2026
AKTUALITET

Shifrat e OKB-së/ PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

14:44 : 24/08/2026
AKTUALITET

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:30 : 19/08/2026
Para

Dhunoi Eduard Kuçin, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Jozefin Markun

TË GJITHA

Ahmetaj: Belinda Balluku emëron ministra dhe kërcënon Ramën

23:19 : 07/09/2026

Ahmetaj: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij

23:15 : 07/09/2026

Horoskopi i 8 shtatorit/ Kush do të ketë fat në dashuri dhe para?

23:14 : 07/09/2026

Ahmetaj: T-MAC Defense po thith paratë e buxhetit, 947 mln lekë paradhënie

23:05 : 07/09/2026

Përgjimi/ Ron Yefet: Qeveria na ka pajtuar për të gjitha gjërat e këqija që duhet të bëjmë

23:01 : 07/09/2026

Ahmetaj: Rama mori peshq të kuq nga Japonia për kopshtin e Edenit

22:47 : 07/09/2026

100 ditë protestë para Kryeministrisë, nesër marshimi para Parlamentit

22:46 : 07/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvsahabetanında indexCasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetCasibomthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişextrabetpusulabetjojobetcasibommarsbahissekabetjojobetBahsegel