75 Mall Live Search
15:11 / E Hënë, 07 Shtator 2026 / AR

Kush vishet më mirë? 5 vajza shqiptare që po dallohen për stilin

Përveç muzikës, televizionit dhe rrjeteve sociale, vajzat shqiptare po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe për stilin dhe mënyrën se si paraqiten.

Me kombinime elegante, luksoze, sportive apo edhe më të guximshme, secila prej tyre ka krijuar një stil që e dallon nga të tjerat, shkruan Indeksonline.

Paraqitjet e tyre në evente, koncertet, pushimet apo edhe në përditshmëri shpesh bëhen temë diskutimi në rrjetet sociale.

 Era Istrefi është ndër emrat që eksperimenton më shumë me modën. Ajo njihet për paraqitjet e veçanta dhe kombinimet jo të zakonshme, duke sjellë shpesh një stil më modern dhe ndërkombëtar.

 Elvana Gjata prej vitesh konsiderohet një nga artistet shqiptare me stil të kuruar. Nga fustanet elegante deri te veshjet më moderne, Elvana di të përshtatë look-un me çdo paraqitje.

Dafina Zeqiri është një tjetër emër që nuk kalon pa u komentuar. Stili i saj ndryshon shpesh, por gjithmonë mbetet modern, me kombinime që tërheqin vëmendjen.

Nora Istrefi vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara për paraqitjet e saj. Eleganca, veshjet glamuroze dhe kujdesi për detajet janë pjesë e stilit të saj.

 Adrola Dushi është ndër modelet shqiptare që spikat për elegancën. Me një stil të sofistikuar dhe paraqitje gjithmonë të kuruara, ajo shpesh merr komplimente për mënyrën se si vishet./Indeksonline/