Kreu i PD-së Sali Berisha prej tre ditësh ka nisur një vizitë në SHBA, e para që nga shpalla e tij “Non Grata” në maj të vitit 2021. Edhe pse e reklamoi gjerësisht në rrjetet sociale, duket se takimi i Berishës në SHBA, duket se ka qenë një dështim.
Gazetari Mero Baze ka publikuar një video ku shfaqet salla ku u zhvillua takimi në New Jersey, ku gjysma e sallës është bosh, ndërsa numri i pjesëmarrësve në këtë takim është i ulët.
Ndërsa më tej, gazetari ironizon me fjalët “Karriget flasin vetë”.
Por nuk është vetëm gazetari Baze që e konsideron takimin e Berishës “dështim”, pasi edhe aktivistja dhe ish-anëtarja e Rithemelimit të PD-së Evi Kokalari e ka deklaruar diçka të tillë.
Kokalari ka publikuar foto të dy takimeve, në vitin 2021 dhe dje, në të njëjtin vend, ku shihet se numri i pjesëmarrësve është më i vogël se 5 vite më parë.

