Foto ilustruese
Një fugon pasagjerësh dhe një automjet janë përfshirë në një aksident këtë të hënë në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë.
Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Raportohet se të plagosurit po transportohen për në Spitalin e Vlorës, ku do të marrin edhe ndihmë mjekësore.
Po ashtu edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa në vijim pritet që të këtë një reagim zyrtar ku do të jepen detaje më të plota.
Sondazh
Poll
