Rusia dhe Koreja e Veriut hapin urën e parë pranë kufirit të dy vendeve

7 Shtator 2026 | 15:23

Rusia dhe Koreja e Veriut kanë hapur urën e parë përtej kufirit të tyre të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet midis dy vendeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ura një kilometërshe shtrihet mbi lumin Tumen midis Khasan në lindjen e largët të Rusisë dhe Tumangang në Korenë e Veriut, përgjatë një pjese të largët dhe me popullsi të pakët të kufirit të përbashkët të vendeve, vetëm pak kilometra larg bregdetit.

Duke folur me video gjatë ceremonisë së hapjes së urës të hënën, kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin tha se kalimi i ri do të nxisë zhvillimin në një sërë fushash, përfshirë turizmin, ndërsa do të krijojë vende të reja pune.

“Jam i bindur se zgjerimi i infrastrukturës së transportit ndërkufitar do të ofrojë një shtysë të fuqishme për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar, ekonomik, shkencor, teknologjik dhe kulturor”, tha Mishustin.

Ura mban emrin e oficerit sovjetik Yakov Novichenko, të cilit i njihet merita për shpëtimin e udhëheqësit themelues të Koresë së Veriut, Kim Il-sung, nga një atentat nga një grup pro-koreano-jugor.

Lidhjet midis Moskës dhe Phenianit janë forcuar që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Koreja e Veriut ka dërguar mijëra trupa në rajonin Kursk të Rusisë për të ndihmuar Moskën të sprapsë një pushtim ukrainas të nisur në vitin 2024.

Në këmbim, Rusia besohet se i ka siguruar Koresë së Veriut raketa mbrojtëse ajrore, pajisje të luftës elektronike, dronë dhe teknologji satelitore spiune, sipas inteligjencës së Koresë së Jugut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burham bisedë telefonike me Trump, në fokus Ukraina dhe Lindja e Mesme

Kryeministri britanik Andy Burnham dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku ranë dakord për përpjekjet për një armëpushim në Ukrainë. “Kryeministri përsëriti...
20:49 | 07/09/2026

Abuzoi seksualisht një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës përfundon dënimin me 90 ditë burg

Ish-kryetarja e bashkisë së Luizianës, Misty Roberts, ka përfunduar dënimin me 90 ditë burg për përdhunimin e një djali 16-vjeçar ndërsa ishte ende në detyrë dhe është...
20:31 | 07/09/2026

1,000 euro për çdo të porsalindur, Bashkia greke miraton skemën për të luftuar rënien demografike

Bashkia e Kallitheas në Athinë po ecën përpara me planin për të ofruar një grant prej 1,000 eurosh për prindërit e fëmijëve të porsalindur që...
20:31 | 07/09/2026