Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, në muajin mars, deri më tani. Shifrat janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas administratës tatimore, pronat e rivlerësuara deri më tani, me tatimin e zbutur 5 për qind, u kanë kursyer qytetarëve 140 milionë euro taksa nëse ato do të rivlerësoheshin me shkallën standard të tatimit prej 15 për qind.
Rivlerësimi i pronave është një procces, i cili ndihmon qytetarët të ngushtojnë bazën e tatueshme të këtyre pronave në rast shitje. Nëse një apartament është blerë 10 vite me parë me vlerën 50 mijë euro, sot vlera reale e tij është shumë më e lartë, të themi 150 mijë euro.
Nëse kjo pronë nuk rivlerësohet, qytetari në rast shitje do të paguante si tatim mbi fitimin kapital 15 për qind të diferencës mes ccmimit të shitjes 150 mijë euro me atë të blerjes, që në këtë rast ishte 50 mijë euro. Pra baza e taksueshme do të ishte 100 mijë euro, ndërsa tatimi që duhet të derdhej në shtet është 15 mijë euro.
Por përmes rivlerësimin i njëjti qytetar ta rrisë vlerën fiskale të pronës me taksë të zbutur 5 për qind. Udhëzimi për zbatimin e ligjit, i botuar në Fletoren Zyrtare në shkurt 2026, përcakton dy alternativa për individët. E para është rivlerësimi përmes Kadastrës, duke përdorur çmimet zyrtare të referencës. Alternativa e dytë është rivlerësimi nga një ekspert i licencuar, i cili përcakton vlerën mbi bazën e çmimeve reale të tregut.
Pra nëse i njëjti qytetar do të kontraktonte një ekspert vlerësues dhe do ta rivlerësonte pronën e tij në 150 mijë euro, ai do të paguante vetëm 5 mijë euro taksë për rivlerësimin, ndërsa në shitje nuk do të paguante asgjë, pasi diferenca mes ccmimit të shitjes dhe atij fiskal të rivlerësuar do të ishte zero.
Bravo qeveria arriti ate qe donte. Beri njerezit te pagonin 70 milione kot dhe e trumbeton qe kane kursyer 140 million. Ka nje problem qe ato te kursyerat jane ne mendje jo te realizuara dhe po ti hysh matematikes 70 millione tani jane shume here me mire sesa 140 millione ne mendje apo jo? Tatimi qe do duhej te derdhej, cmimi qe do te shitet... Fjale kot qe mund, fjala kyc mund, te ndodhe apo te mos ndodhe. Imagjino qeveria del dhe percakton cmimin a apartamenteve me cmim reference pa patur asnje fare ideje se ku eshte tregu...
Llogari me qindra mira €uro me pensione 200 € ?
Gjithmon shteti na e ka futur. Ne kohen e Saliut me firmat piramidale. Tani po na fut ky tjetri me kete mashtrim rvletesimi . Pallate pa shit ka sa te duash,njeres per te blere nuk ka. Me keto rroga nuk blen shtepi as per 25 vjet.