Pavarësisht kritikave të vazhdueshme të Bashkimit Evropian, Serbia i bëri nderime Ratko Mladiçit, kriminelit të dënuar të luftës të njohur ndryshe edhe si “Kasapi i Bosnjes”, i cili ndërroi jetë pak ditë mëparë në Hagë.
Vet Vuçiç nuk mori pjesë në ceremoninë mortore, ku arkivoli me trupin e “Kasapit të Bosnjes” u shfaq në mëngjes në Kishën e Apostullit të Shenjtë dhe Ungjilltarit Luka në Kosutnjak, dhe më tej ushtria nxori arkivolin me trupin nga kisha dhe procesioni u drejtua për në varrezat e Topçiderit.
Mes mijëra qytetarëve të cilët u mblodhën para kishës, ishte edhe djali i presidentit serb Alaksandar Vuçiç, Danilo Vuçiç. Sa i përket përfaqësisë nga qeveria serbe ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiç, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç, ministri pa portofol Nenad Popoviç, ministri i Kulturës Nikola Selakoviç, ministri i Investimeve Publike Darko Glishiç, si dhe ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale.
Nga ana tjetër televizonit publik të Republika Srpskas, RTRS dhe atij privat, Alternativa iu është ndërprerë transmetimi në Bosnje gjatë ceremonisë së varrimit të të dënuarit për krime lufte.
“Të nderuar përdorues, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Bosnjë e Hercegovinës, po ndërpresim shpërndarjen gjatë transmetimit të përmbajtjes lidhur me varrimin e Ratko Mlladiçit, i dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, pasi një përmbajtje e tillë mund të përbëjë drejtpërdrejt ose tërthorazi glorifikim të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të cenojë interesin publik dhe ndjenjat e viktimave. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në mesazhin e BH Telecom.
Kujtojmë se ndërimet e kriminelit të luftës kanë sjellë përplasje të ashpra mes qeverisë serbe dhe BE-së, ku për shkak të tyre, ka qenë Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, ajo e cila anuloi vizitën e saj të palnifikuar në Beograd.
