Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në plazhin e Velipojës në Shkodër. Një pushues nga Kosova ka humbur jetën në plazh. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Seladin Bytyqi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin.
Edhe pse të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë dhe më nga shërbimi i urgjencës i Velipojës, ai nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ndërruar jetë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa trupi i së 70-vjeçarit është transportuar për në morgun e qytetit, ku do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të tregojë shkakun e vdekjes.
Ndërsa referuar mediave lokale, Seladin Bytyqi është viktima e parë në plazhin e Velipojës për këtë vit, teksa po shkojnë në fundin e sezonit turistik.
Njoftimi i policisë:
Velipojë / Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar S. B., 68 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar një arrest kardiak dhe për pasojë, është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
