E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe Luiza Xhuvani shpallen aktorët më të mirë

Ilustrim · Vizion Plus

Pas dhjetë netësh të mbushura me humor, art dhe emocione, është përmbyllur në Korçë edicioni i 13-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë.Aktiviteti mblodhi në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” trupa teatrore dhe artistë të njohur të skenës shqiptare, duke sjellë për publikun korçar një repertor të pasur.

Shfaqja “Babai”, e Teatrit Kombëtar Eksperimental të Tiranës, u shpall fituese e këtij edicioni. Çmimi për aktorin më të mirë protagonist iu dha Viktor Zhustit, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë protagoniste u fitua nga Luiza Xhuvani.

“Shuimë emocion jo për faktin që morëm çmim, por se ishte një festë shumë e bukur për teatrin”, tha Viktor Zhusti, aktor.

“Jam shume e lumtur që cmimet shkuan te shfaqjet e mëdhaja me aktorë të vjetër, e kanë merituar”, deklaroi Zamira Kita, drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës.

Çmimi i Karrierës shkoi për aktorin e njohur Ndriçim Xhepa, ndërsa për regjinë u vlerësua shfaqja “Gomerët e Trojeve”, me regji të Gent Bejkos.

“Jam shumë i lumtur që më në fund ky teatër gjen përkrhajne e publikut dhe te profesionistëve”, tha Gjergj Prevazi, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental

“Kishte nivel si gjithmonë, kokofest ja ka arritur qëllimit, se duke pas konkurrencë rritet niveli”, theksoi Gerti Palali, drejtor i Teatrit “Migjeni”.

Festivali u mbyll me shfaqjen “Demos”, duke lënë pas dhjetë net të pasura me humor, art dhe emocione në skenën korçare.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh