Situata paraqitet e rënduar pasditen e sotme në njësinë administrative Ungrej në Lezhë, ku fshatrat Zimaj dhe Rras janë përfshirë nga zjarre me përmasa të mëdha.
Situata raportohet të ketë dalë nga kontrolli, të ndihmuara nga erërat dhe terreni i thyer malor flakët po përhapen me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota.
Flakët po afrohen edhe në drejtim të zonës së Rrëzimit, ku rrezikohen një kishë e rindërtuar së fundmi, si dhe varrezat e zonës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për vënien në kontroll të flakëve, por fatkeqësisht puna e tyre nga toka po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer.
Video credits © Lezha Press
