• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shëndetësia ‘falas’ e Ramës, PD: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.3% të faturës, më shumë se çdo Europian

16:14 : 07/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu deklaroi shifrat e Eurostat tregojnë se shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.3% të faturës së shendetit, më shumë se çdo popull tjetër në Europë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha Partia Demokratike e konsideron shifrën 48.3 për qind aktakuzën më të qartë ndaj dështimit të modelit shëndetësor të Edi Ramës.

Eskiu theksoi se me ardhjen e PD-së në qeveri, do të vijë edhe përmbysja e këtij sistemi zhvatës dhe riprëtëritja e sistemit shëndetësor.

Deklarata:

Shqiptarët paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi 48.3 për qind të të gjitha shpenzimeve për shëndetin, përqindja më e lartë në Europë. Ky është realiteti pas propagandës 13-vjeçare të Edi Ramës për të ashtuquajturën ‘shëndetësi falas’. Pothuajse gjysma e çdo analize, ilaçi, ekzaminimi apo trajtimi shëndetësor paguhet drejtpërdrejt nga qytetari shqiptar. Askund tjetër në Europë familjet nuk mbajnë mbi shpatulla një pjesë kaq të madhe të faturës së kujdesit shëndetësor.

Lexo edhe:

Çmimet e larta të karburanteve, Tabaku: Taksat dhe mungesa e kontrollit po rëndojnë qytetarët

Berisha në SHBA, njofton takim me shqiptarët në New Jersey

Shqiptarët paguajnë taksa, paguajnë sigurime shëndetësore, por kur sëmuren, detyrohen të paguajnë përsëri nga xhepi. Kjo nuk është shëndetësi falas, por sistemi zhvatës ku qytetarët paguajnë tri herë. Ndërkohë, konsumi shëndetësor për frymë në Shqipëri është vetëm rreth 40 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Pra, shteti financon pak, shërbimi publik ofron pak dhe familjet detyrohen të paguajnë më shumë.

Kjo faturë godet veçanërisht pensionistët, të sëmurët kronikë dhe familjet me të ardhura të ulëta. Për mijëra shqiptarë, sëmundje do të thotë mjerim: ata marrin borxhe, shesin pasuri ose heqin dorë nga mjekimi sepse nuk mund ta përballojnë. Në të njëjtën kohë, qindra milionë euro të buxhetit të shëndetësisë janë devijuar drejt koncesioneve dhe kontratave klienteliste. Paratë që duhet të shkonin te pacientët, barnat, mjekët dhe spitalet kanë financuar interesat e klientëve të qeverisë.

Partia Demokratike e konsideron shifrën 48.3 për qind aktakuzën më të qartë ndaj dështimit të modelit shëndetësor të Edi Ramës. Me ardhjen, së shpejti, në krye të qeverisjes së vendit të Partisë Demokratike, do të vijë edhe përmbysja e këtij sistemi zhvatës dhe riprëtëritja e sistemit shëndetësor. 

Programi ynë është i qartë dhe i palëkundur: -dyfishimin e buxhetit të shëndetësisë, me financim të drejtpërdrejtë për barnat, diagnostikimin, spitalet dhe kujdesin parësor; -krijimin, sipas modelit gjerman, të një skeme të re sigurimesh shëndetësore, me më shumë alternativa, konkurrencë dhe cilësi për pacientin; -zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme, garantimin e cilësisë së tyre dhe uljen e çmimeve përmes prokurimeve transparente dhe bashkëpunimit rajonal;

-dyfishimin e pagave për mjekët dhe infermierët, për të ndalur largimin e personelit shëndetësor dhe për të rikthyer profesionistët shqiptarë; -pajisjen e spitaleve me teknologji moderne diagnostikuese dhe mjekuese dhe përfundimin e kartelës elektronike të pacientit;

-krijimin e një fondi të posaçëm për barnat dhe aparaturat kundër kancerit, në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa mjekim për shkak të pamundësisë ekonomike; -forcimin e mjekësisë së familjes, programe të posaçme për të moshuarit dhe depistim të orientuar sipas moshës dhe rrezikut shëndetësor; -rishikimin e koncesioneve abuzive dhe rikthimin e parave të tyre te pacientët dhe sistemi publik.

Objektivi ynë është i matshëm: të ulim ndjeshëm pjesën që shqiptarët paguajnë sot nga xhepi dhe të garantojmë që askush të mos heqë dorë nga analizat, ilaçet apo trajtimi sepse nuk ka para. Paratë e shëndetësisë do të ndjekin pacientin, jo koncesionarin. Ky është ndryshimi ndërmjet propagandës së ‘shëndetësisë falas’ dhe një qeverisjeje të Partisë Demokratike, që mbron qytetarin.

Etiketa: PDRamashendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet e larta të karburanteve, Tabaku: Taksat dhe mungesa e kontrollit po rëndojnë qytetarët

10:59 : 08/09/2026
AKTUALITET

Berisha në SHBA, njofton takim me shqiptarët në New Jersey

19:00 : 05/09/2026
AKTUALITET

PD: Krimi sfidon autoritetin e shtetit, Rama i fshehur pas propagandës “Rilindja 2.0”

18:08 : 03/09/2026
AKTUALITET

Mbyllja e profileve sociale, Salianji: Edi Rama ka humbur autoritetin për të qeverisur!

16:35 : 03/09/2026
AKTUALITET

Rama bëhet me opozitën

10:24 : 03/09/2026
AKTUALITET

Bardhi thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni urgjentisht “Paketën e Maleve”

15:56 : 02/09/2026
Para

Zjarret shkrumbojnë Shqipërinë/ Kreu i Emergjencave Civile tregon zonat më të rrezikshme

TË GJITHA

Gjekmarkaj ironi me ‘Besën’ dhe ‘Pasqyrën’: Pse s’i bëni ligje? Njërin ta konceptojë Gysi, tjetrin Ron Yeffeti

13:04 : 08/09/2026

Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën njëri prej tyre

12:59 : 08/09/2026

Champions League/ Real Madrid-Inter, historia e përballjeve mes dy gjigantëve të futbollit

12:51 : 08/09/2026

Kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

12:44 : 08/09/2026

Pagat e magjistratëve, Balla: Çështja shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend

12:37 : 08/09/2026

Në kërkim nga Interpol Tirana për vjedhje me armë, arrestohet shqiptari në Greqi

12:23 : 08/09/2026
Foto ilustruese

EMRAT/ Grabiten dy biznesmenë në Berat, autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

12:17 : 08/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvsahabetjojobetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetsahabetjojobetJojobetcasibomjojobet girişzirvebetpusulabetjojobetcasibommarsbahissekabetjojobetBahsegelJojobet