1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

7 Shtator 2026 | 16:02

Stoku total i kursimeve në sistemin bankar arriti në fund të korrikut 2026, në rreth 1,5 trilionë lekë. Ne raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë vihet re një rritje te forte te tyre, mbështetur kryesisht nga zgjerimi i kursimeve në monedhën vendase. Depozitat në lekë të individëve, bizneseve dhe institucioneve të tjera arritën në 737 miliardë lekë në muajin e parë të vitit, me një rritje mujore prej 26 miliardë lekësh ose 4% krahasuar me korrikun 2025. 

Të dhënat tregojnë se, shqiptarët preferojnë t’i kyçin paratë e tyre kryesisht në depozita me afat të gjatë në bankë, pjesa më e madhe e të cilëve zgjedhin mbi 2 vite afat.

Mbajtja e kursimeve në bankë për një periudhë të gjatë konsiderohet shpesh një investim më i sigurt, sidomos nga ata që synojnë t’i përdorin paratë në një të ardhme të largët, qoftë për fëmijët, për sëmundje, blerjen e një shtëpie, ngritjen e një biznesi dhe të tjera. Gjithashtu, depozitat afatgjata kanë norma më të larta interesi. Sa më i gjatë të jetë afati i depozitave dhe sa më e madhe të jetë vlera e kursimeve, aq më i lartë do të jetë edhe fitimi nga interesat pas disa vitesh.

Sipas statistikave zyrtare, depozitat në lekë me afat mbi 2 vite kapin një vlerë prej 174.7 miliardë lekësh për individët, ndjekur nga ato me afat njëvjeçar me 127 miliardë lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 7 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me 79.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
09:44 | 07/09/2026

Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend

Numri i makinave që hyjnë për herë të parë në vendin tonë po bie. Në muajin gusht janë regjistruar rreth 8100 mjete, ose 10% më...
18:59 | 04/09/2026

INSTAT: Çmimet e importit bien lehtë, kostot e prodhimit vendas rriten

Kostot e produkteve të importuara kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa çmimet e prodhimit në vend kanë vijuar...
18:14 | 04/09/2026