Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur pas thirrjes së seancës për datën 9 shtator, e cila sipas tyre është jashtë afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Deputetët e LDK-së kanë vendosur që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, duke theksuar rëndësinë e funksionimit institucional.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit.
Deputetët e kësaj partie akuzuan Vetëvendosjen se është e kapur nga “regjimi Kurti-Dejona”, duke e cilësuar seancën si të manipuluar politikisht.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar veprime ligjore, duke argumentuar se thirrja e seancës është jashtë çdo afati kushtetues.
Sipas tyre, ky veprim cenon rendin kushtetues dhe legjitimitetin e procesit parlamentar.













